Me përmbytjet e vitit 2010, tete vite me pare, u shkatërrua edhe rrjeti i ujësjellësit për disa fshatra te njësisë administrative Dajç.

Udhëtimi deri ne 2 kilometër tek ujësjellësi i Trushit, shpimet private dhe blerja ne treg, janë burimet e furnizimit me ujë te pijshëm për banoret këtyre fshatrave:

   Uji i shpimeve është i ndotur ndërsa për analiza nuk është bere fjale:

Jo pak familje janë detyruar qe te blejnë dhe instalojnë edhe filtra ne shtëpitë e tyre, por as kjo nuk është zgjidhje. Për administratorin e Dajçit, Gjovalin Darragjati, ka projekte për ndërtimin e ujësjellësit, por duhen financuar nga Qeveria, pasi Bashkia Shkoder nuk ka fonde:

Gjate muajit mars te këtij viti, Dajçi kaloi përmbytjen e radhës ne një sipërfaqe prej 1800 hektarë toke, ndërkohë qe akoma janë prezentë demet e shkaktuara nga përmbytjet e 8 viteve me pare, siç është dalja jashtë funksionit e ujësjellësit.

LEAVE A REPLY