Edhe pse me një numër më të ulët se një vit më parë numri i minorenëve shqiptarë që kanë dorëzuar kërkesën për azil në një nga vendet e BE mbetet sërish I lartë. Sipas Eurostat, Shqipëria renditet e 16-ta në listën e vendeve ku disponohen kërkesa për azil nga minorenët duke u renditur pas Marokut dhe Sudanit me 530 kërkesa gjatë vitit të shkuar në 31 mijë e 400 kërkesa që rezultojnë gjithsej në vitin 2017

Të dhënat e Eurostat flasin për 530 fëmijë shqiptarë të pashoqëruar nga prindërit që kanë kërkuar azil dhe duke zënë  kështu vendin e parë në europë për numrin e kërkesave.

Dhe në listën e vendeve me më shumë kërkesa nga minirenët shqiptarë është Britania e Madhe me 250 kërkesa për azil . në vend të dytë vendi më i lakmuar nga minorenët shqiptarë mbetet Suedia me 75 kërkesa e ndjekur nga dhe Belgjika e Gjermania, me  55 kërkesa për azil nga minorenët shqiptarë.

Pas Shqipërisë, numrin më të lartë të aplikimeve të fëmijëve nga Europa e zë Rusia dhe Turqia , ndërsa nga vendet e rajonit rezulton të jetë vetëm Kosova me 35 aplikime, Serbia me 25 dhe Bosnja me 10 të tilla.

Në listën me  31 mijë minorene të pashoqëruar nga e gjithë bota vendin e parë e Afganistani, e ndjekur nga Eritrea, Gambia dhe Guinea.

Nga totali I kërkesave rezulton se fëmijë të moshës 14 vjeç janë 7%, të moshës 14-15% përbëjnë 16%, ndërsa numrin më të lartë e përbëjnë fëmijët e moshës 16 deri 17 vjeç, të cilët përbëjnë 77% e numrit total.

Në gjithë bllokun e BE duket se Italia përballet me fluksin më të madh të kërkesave me mbi 10 mijë të tilla nga Gjermania me mbi 9 mijë kërkesa.

Nisur nga ankesat e autoriteteve të vendeve të BE në Shqipëri prindërit të braktisin fëmijët e tyre ën vendet e BE përballen sipas ligjit me procedim penal.

Po kështu autoritetet shqiptare forcuan kontrollin në kufi për fëmijët që udhëtojnë të pashoqëruar nga prindërit.

LEAVE A REPLY