Vllaznia B-Orikumi, të enjten në Durrës, Kraja kërkon fitore dhe mbijetese në kategorinë e parë

0
848

 

Vllaznia B dhe Orikumi do të kenë një përballje për të siguruar një vend në kategorinë e parë. Në pritje të këtij takimi që do të luhet në orën 16.30 të dites së enjte në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, Vllaznia nën drejtimin e trajnerit Ervis Kraja po përgatitet seriozisht për ta kaluar me sukses këtë ndeshje. Pas séances të së mërtes ku u bë edhe prezantimi i stafit të ri me në krye trajnerin Kraja, Vllaznia B së bashku me Vllazninë A kanë vijuar përgatitjet paraditen e së mërkurës, seance kjo që është e fundit përpara ballafaqimit të së enjtes me Orikumin. Në prononcimin e dhënë për mediat, duke deklaruar objektivin e kalimit me sukses të kësaj ndeshje, trajneri Kraja ka bërë të ditur se në formacionin e Vllaznisë B do të ketë përforcime të rëndësishme nga Vllaznia A.

Gjithësesi, në bazë të rregullores së Federatës Shqiptare të Futbollit, edhe nëse Vllaznia B do të dalë fituese e kësaj ndeshje për të vijuar konkurimin në kategorinë e parë duhet pritur përfundimi I kampionatit të Superliges, sepse nëse Vllaznia A nuk do të arrijë të mbijetojë, atëherë zbritja e saj në kategorinë e parë sposton automatikisht Vllaznina B në kategorinë e dytë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here