Gjykata e Shkodres ka dhene  vendimin per autoret e vrasjes ne Dajç,ngjarje e ndodhur  nje vit me pare. Keshtu  eshte vendosur  burg perjete per Miklovan Parubin ndersa per bashkepunetorin Marçel Shpijati 3 vite. Ai vrau 2 shtetas  dhe plagosi 4 te tjere.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja u shënua rreth orës 22: 40 të mbrëmjes së të hënës 3 tetor 2016 ku Miklovan Parubi qëlloi me kallashnikov në një lokal duke shkaktuar dy të vdekur dhe 4 të plagosur pas një konflikti që mendohet se ka nisur gjatë lojës mes autorit dhe një prej shokëve të tij Ndok Marku. Në gjaknxehtësi e sipër Miklovani ka dalë nga lokali dhe është larguar për në drejtim të shtëpisë ku edhe ka marrë armën e krimit tip kallashnikov.

Kush ishin viktimat dhe të plagosurit?

Plumbat e breshërisë së kallashnikovit rezultuan fatal për Arjet Saitin, 42 vjeç i cili kishte pak kohë që kishte marrë me qera lokalin ku ndodhi masakra, Gacalin Kopshtin, 30 vjeç duke i lënë të vdekur në vend. Katër shtetasit e tjerë, Ndok Marku, Vinçens Kopshti (vëllai i viktimës Gacalin Kopshti), Aleks Prendi dhe Kitas Molla, të moshës 35, 22 ,42 dhe 26 vjeç, mbetën të plagosur dhe u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës. Pas ndërhyrjes kirurgjikale, mjekët bënë me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa plumbat i kanë prekur në pjesët e poshtme të trupit.

LEAVE A REPLY