Sunday, October 21, 2018

Xhafaj në konferencë: Nuk kam bërë kompromis që vëllai im të vuante dënimin

108
0

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në një konferencë shtypi theksoi se vëllai i tij, nuk do të bënte asnjë ditë burg në Shqipëri, ndërsa i konsideroi të pacipë ata që e sulmuan atë. Xhafaj theksoi se i vëllai ka bërë 1 muaj burg në Itali në vitin 2012 dhe më pas është dëbuar. Ministri u shpreh se ndiheshin të lënduar familjarisht për gjithçka për ndodhte.

Xhafaj: Pasi përfundova marrjen e të gjitha informacioneve. Lidhur me çështjen e dënimit të vëllait tim Agron Xhafaj. Siç e dini, ka marrë një dënim në Itali. Disa herë kam bërë deklarime publike në lidhje me këtë çështje.

Kushdo që kërkon të mësojë vërtetësinë e tyre në vite, mund ta verifikojë. Ngjarja ka ndodhur në 2012, vëllai im ka qenë 25 vjeç në atë kohë. Vëllai im është ndaluar për një muaj dhe më pas është dëbuar nga Italia. Unë kam qenë ministër i Infrastrukturës, dhe i kam kërkuar dorëheqjen kryeministrit të asaj kohe, Majko.

Vendimi përfundimtar ka vite që është në fuqi.

Ne do të gjejmë forcë dhe kurajë për këtë situatë të pazakontë familjare për t’ua bërë sa më të lehtë nënës, bashkëshortes dhe fëmijëve të tij të mitur.

Për ligjin shqiptar në fuqi, ndjekja penale është parashkruar rrjedhimisht; në Shqipëri, Agron Xhafaj nuk do të bënte asnjë ditë burg.

LEAVE A REPLY