Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar një ditë më parë fletë thirrje për tu paraqitur për të dëshmuar në Prokurori, deputetëve të PD-së Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj, për audio-përgjimin e publikuar dy ditë më parë ku u tha se shfaqej vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj duke biseduar me një trafikant.

Mësohet se dy deputetët nuk do të paraqiten për të dëshmuar për shkak të seancës së Kuvendit e cila nisi rreth orës 10:00. Ndërkohë që ata ishin ftuar të dëshmonin rreth orës 10:30.

LEAVE A REPLY