Tuesday, August 21, 2018

Berisha thirrje: Ramën ta hedhin në Lanë

94
0

Pasi opozita la sallën e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha përforcoi denoncimin e kryeopozitarit Basha në sallë se policia i është vënë pas dëshmitarit X që shfaqet në video-përgjimin e publikuar nga PD.
Berisha shpërtheu në akuza ndaj Ramës dhe deklaroi  se zgjidhja e vetme është që populli ta hedhë në Lanë.

Berisha: Ky faqezi për të mbrojtur vëllain e tij Olsin gënjeu, u bë dhe kryeksperti i zërit dhe deklaroi brenda natës se ajo është një audio e montuar. Sot ky faqezi për ti shpëtuar kësaj ka ndërmarrrë një akt terrorist ndaj dëshmitarit X por harron ky faqezi se zinxhiri i dëshmitarëve është i pafund dhe provat janë autentike. Nuk mbetet gjë tjetër veçse shqiptarët që ky i mashtroi në mënyrë më të paskrupullt, më i shpërfytyruar ta krehin nga zyra dhe ta hedhin në Lanë si një kalbësirë që po qelb Shqipërinë dhe Ballkanin.

LEAVE A REPLY