Tuesday, August 21, 2018

Dëshmitari X, Balla: Basha aktori dhe regjisori i audio përgjimit. Opozita organizatë e rrezikshme

103
0

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se ajo që ndodhi sot, me publikimin e personazhit i cili pretendon se ka bashkebiseduar me Agron Xhafën tregon se Basha është aktori dhe regjisori i audio përgjimit.

Balla: Deri dje kemi besuar se interesa të caktuara të grupeve kriminale apo të inriganteve kishin shfrytëzuar interesin legjitim të mnjë opozitë në rastin konkret të PD për të gjetur dhe denoncuar fakte nga më të ndryshmet që ndikojnë për keq në imazhin e qeverisë. Kemi menduar se naiviteti i Bashës ka bërë që kjo parti të përfshihej një skemë shantazhi kundër ministrit

Ajo që ndodhi sot me personin që pretendon se ka qenë në bashkëbisedimin e bërë publik nga PD është tregues i shndërrimit të një partie politike në një organizatë të rrezikshme që përdor forma mafioze të adresimit të interesave të tyre.

Lulzim Basha është autori, regjisorti i vdieopërgjimit me të cilën ka shpresën të bllokojë vendimmarrjen për hapjen e negociatave.

LEAVE A REPLY