Dëshmitari X: Vëllain e Fatmir Xhafës nuk e përgjova unë, por është zëri i tij

0
574

I cilësuar si dëshmitari X, Albert Veliu sjell dëshmi të forta kundër vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj, ndërsa e implikon këtë të fundit në trafikun e drogës.

 

 

Veliu në një rrëfim për PD-në, theksoi se ai ka folur me Agron Xhafajn dhe se dëgjohet në audio-përgjim, ndërsa konfirmoi se një nga zërat është i vëllait të ministrit. Ai tha se nuk e kishte inskenuar ai këtë audio-përgjim, por dikush tjetër mund të fshihet pas.

“Kështu janë gjërat, siç ja bën një njeri, ashtu do pëson. Ai sot është dikushi, unë pa buke në shtëpi. Ai kishte lidhje me drejtorin e drogës. Ai se di punonte ndoshta në shtet, se di. Do çoja një 100-ce (mall), por gjallë në botë nuk shkova. Do i blija me lekë borxh për mallin. Ata e kishin gomonen, unë nuk jam padriu, jam hallexhi. Rrugët ishin të zgjidhura, ishin të gjitha të hapura. Ai më tha se do takosh Ermalin, nuk e di ça ka qenë, shef kufiri. Atë ditë u bë qahmeti në Vlorë, ishin përmbytje, deti kishte shumë dallgë. Unë nuk e hidhja atë mall, bëra thjesht një…. Unë sot e solla këtu se është institucioni më i besuar, janë gjera që do ishin manipuluar, por këtu besoj se këtu bëhet diçka. S’jam marrë me politikë. Që kur doli videopërgjimi, më thotë djali im; baba je bërë figurë e njohur në Vlorë. Shkon im bir ne Vlorë, shoku u Agronit, i kishte thënë djalit im se; babai është bërë figurë e njohur në Vlorë. Ai më tha; është zëri jot. Këta ma tha pronari i djalit. Ai ishte zëri i Agronit”, tha Veliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here