Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar sot nëpërmjet një statusi në facebook, mbi autenticitetin e audio-përgjimit që PD-ja denoncoi për vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Manjani shtron pyetjen dhe hedh dyshime, nëse u verifikua zëri i Agron Xhafajt në audio me origjinalin.

”Krahasimi i zërit të personit me atë të audios është jetik dhe shkencërisht i njëjtë me testin e ADN. Ky verifikim nuk mund të jetë bërë sepse “origjinali” iku në Itali pa filluar proçedimi penal nga Prokuroria”, shkruan ai.

Në vijim të logjikës që shtron, ish-ministri i Drejtësi, pyet si doli në konkluzionin kryeministri Edi Rama, kur deklaroi I bindur, se audio-përgjimi nuk është autentik?

”Ka vetëm një shpjegim: duhet ta ketë të regjistruar mirë në vesh e në memorie zërin e “origjinalit”. Kështu që mbase duhet krahasuar zëri në audio me atë që ka në vesh Rama. Faqja e zezë”, del në përfundim ai.

Image

 

LEAVE A REPLY