Klosi: Së shpejti vendimi për kostot dhe tarifën e mbetjeve urbane

0
528

Qeveria pritet të miratoj një vendim të ri për kostot e tarifimit të mbetjeve urbane. Kjo do të thotë se bashkitë do të bëjnë  studim, do të kenë rregulla të barabarta dhe një metodologji të unifikuar të kostimit dhe tarifimit të mbetjeve.

Vetëm në Shqipëri mbetjet janë një problem social-tha ministri Klosi duke garantuar se do ndiqen të gjitha praktikat e vendeve të zhvilluara për të menaxhuar 180 pika të vendgrumbullimeve problematike të evidentuara në masterplanin e mbetjeve.

Klosi: Tirana që është bashkia më e madhe në vend dhe që ka natyrisht aksionin më të madh të pastrimit, në 4-5 rajone të ndryshme ka 4-5 mënyra të ndryshme trajtimi , përllogaritjeje, edhe investimi në pastrimin e trajtimin e mbetjeve urbane. Për të mos folur pastaj që Tirana e ka ndryshe, Durrësi e ka ndryshe. Tirana e Durrësi e ka ndryshe nga Fieri ndryshe nga Ura Vajgurore dhe ndryshe nga Policani. Pra sa më e vogël të jetë bashkia ka një mënyrë tjetër përllogaritjeje mbetjesh urbane. dhe kjo ka bërë që paratë e taksapaguesëve shqiptarë në buxhetin qendror apo lokal të harxhoheshin në mënyra të ndryshme dhe jo të mirëmenaxhuara.

Pas Tiranës që ishte qytetit i parë në përpjekjet për të ndarë mbetjet ne burim, pilotimi i projektit do të jetë për 100 fshatrat turistikë.

Klosi: Nuk është një kosto e papërballueshme, është një menaxhim i papranueshëm.

Klosi u takua me ekspertë dhe studentë të Inxhinierisë së Ndërtimit për të prezantuar projektin  e ministrisë për menaxhimin e mbetjeve urbane si dhe për t’i bërë thirrje të jenë pjesë Clean Albania, një ndër sfidat më të rëndësishmë të poltiikave mjedisore dhe praktikave të pastrimit për 3 vitet e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here