Pas akuzuave se atij po i rrezikohet jeta pasi po i bëhet presion nga policia Partia Demokratike publikoi dëshminë e plotë të shtetasit të quajtir Albert Veliu, i cili sipas PD-së është personi i etiketuar si dëshmitari X në audipërgjimin e publikuar nga PD-ja.

Bëhet fjalë për një dëshmi tronditëse, ku 51-vjeçari tregon me detaje të gjithë punën, në det siç thotë, aty ku trafikonte kanabis dhe kokainë. Ai thotë se ka qënë pjesë e grupit të Agron Xhafajt, por kur ra në burg në Peskara, ai e harroi.

“Albert Veliu, jam 51 vjeç. Pa punë. Me rrogën e djalit. Kam qene në Itali kam punuar tërë jetën në det. Në 2000-n jam shkëputur në Itali, kam punuar me grupin e Agron Xhafajt. Kam punuar me punën e kokainës, me gjëra të tilla. Kam hequr dorë në 2000-in. Hoqa dorë se nuk e përdorja më atë punë. Shpëtova dy herë nga vdekja. E kam njohur herët Agronin. U kapa në Pescara me drogë. Kur rashë brenda në burg s’më solli asnjë paketë cigare, as një copë letër, se ishm shok. Kur erdha në Shqipëri e takova, më ofroi një punë për djalin, në 2016, për djalin që është 22 vjeç. Punoi kamerier 6 muaj, por se përballoi dot dhe e hoqën. Para 5 muajsh i kërkova të më bënte një nder, për të hedhur barishte në Itali, hashash për ta çuar në Itali. Më prezantoj me Ermalin, ia kërkova se isha keq ekonomikisht. E vura në provë sesa korrekt ishte. I kërkova këtë nderë dhe nuk doja të vazhdoja këtë provë biznesi, doja ta provoja. Kur rashe në burg, s’më erdhi të më sjell një paketë. Ai është biznesmen, komandon Vlorën. Ka biznese, atë punë ka bërë tërë kohës, me hashash. Me Ermalin, ai është shef kufiri, me atë bashkëpunonte. Jam ulur në tavolinë me të. Agroni më tha; të do Ermali. E lamë një takim, bile atë ditë do bënim xhaden, pro nuk shkova, doja të jetoja i pastër. Nuk i hipa më skafit, doja të isha i pastër. Më mirë të punoja në komunale, të ha një copë buke. Ai ka miqtë e tij që të më ndihmoj. Ermali qe skafist me nofkën “Nake”. Ai ka dhënë edhe një gjë false, i vëllai i tij që është i madh. Unë vazhdoj jetën time. E bëra këtë provë se ashtu më la dhe mua në baltë kur isha brenda. Ia ktheva kurrizin dhe s’dua të merrem me asgjë tjetër, dua të shoh familjen time. Kështu janë gjërat, siç ja bën një njeri, ashtu do pëson. Ai sot është dikushi, unë pa buke në shtëpi. Ai kishte lidhje me drejtorin e drogës. Ai se di punonte ndoshta në shtet, se di. Do çoja një 100-ce (mall), por gjallë në botë nuk shkova. Do i blija me lekë borxh për mallin. Ata e kishin gomonen, unë nuk jam padrino, jam hallexhi. Rrugët ishin të zgjidhura, ishin të gjitha të hapura, s’kisha frikë nga policia. Ai më tha se do takosh Ermalin, nuk e di ça ka qenë, shef kufiri. Atë ditë u bë qahmeti në Vlorë, ishin përmbytje, deti kishte shumë dallgë. Unë nuk e hidhja atë mall, bëra thjesht një…. Unë sot e solla këtu se është institucioni më i besuar, janë gjera që do ishin manipuluar, por këtu besoj se këtu bëhet diçka. S’jam marrë me politikë. Që kur doli videopërgjimi, më thotë djali im; baba je bërë figurë e njohur në Vlorë. Shkon im bir ne Vlorë, shoku u Agronit, i kishte thënë djalit im se; babai është bërë figurë e njohur në Vlorë. Ai më tha; është zëri jot. Këta ma tha pronari i djalit. Ai ishte zëri i Agronit.”,- tha ai.

 

LEAVE A REPLY