Presidenti i Republikës ka takuar gjatë ditës së sotme këngëtarin që përfaqësoi Shqipërinë ne Eurovison, Eugent Bushpepa. Në një shenim në rrjetet Sociale Kreu i Shtetit shkruan se, “falenderova sot me mirënjohje, yllin e rokut dhe muzikës moderne shqiptare, Eugent Bushpepa, për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Eurovision”. “Genti lartësoi muzikën dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe në skenën europiane, duke na bërë krenar të gjithëve” shkruan Presidenti Meta.
Ja shënimi i plotë në facebook i Kreut të Shtetit për këtë takim:
Falenderova sot me mirënjohje, yllin e rokut dhe muzikës moderne shqiptare, Eugent Bushpepa, për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Eurovision.
Me zërin e tij unik dhe falë talentit të papërsëritshëm, Genti lartësoi muzikën dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe në skenën europiane, duke na bërë krenar të gjithëve.

 

LEAVE A REPLY