Avionët e posaçëm kanë nisur monitorimin nga ajri të territorit shqiptar për të zbuluar sipërfaqe të kultivuara me kanabis.
Për këtë operacion në Akademinë e Sigurisë u mbajt takimi i dytë në kuadër të planit kombëtar kundër kultivimit të kanabisit, me pjesëmarrjen e Zv/ministres së Brendshme, përfaqësuesve nga Policia e Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme dhe delegacioni i BE-së në Shqipëri.
Zv/drejtorja e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka zbardhur dhe planin e fluturimeve.
Përfaqësuesi i Prokurorisë Arben Kraja e ka vënë theksin në bashkëpunimin mes strukturave por edhe zbulimit të provave jashtë Shqipërisë. Shkodra është një nga qarqet që sipas policisë do të ketë numrin më të lartë të patrullimeve.