Ndonëse politika në vend ‘zien’, ku opozita kërkon shkarkimin e ministrit Fatmir Xhafaj për shkak të vëllait të tij që sipas opozitës është i implikuar dhe dënuar për trafik droge në Itali, Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bullgari ku po merr pjesë në Samitin mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.
Rama ka publikuar një video në Facebook, ku shfaqet duke u takuar më personalitete dhe zyrtarë që marrin pjesë në samtin e Sofjes. Rama shfaqet duke u përqafuar me presidentin serb Vucic si dhe bisedon me kryeministrin grek Aleksandër Cipras.
“Në Samitin e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor 🇪🇺 🇦🇱 🇷🇸 🇽🇰 🇲🇰 🇲🇪 🇧🇦”- shkruan Rama.