Festa e luleshtrydhes në Frakull, fermerët: Nuk jemi dëmshpërblyer

0
3620

Luleshtrydhja i ka bërë të famshëm, ndaj në Frakull të Fierit i kanë kushtuar një festë të posaçme.

Por ky vit nuk ka qenë i mbarë për kultivuesit, të cilët ishin të paktë të panair.

Përmbytjet, mungesa e dëmshpërtblimit, subvencioneve dhe tregut, thonë se i kanë vënë në vështirësi.

Shqetësimet për dëmshpërblimet ia përcollën edhe Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit që ishte i pranishëm në festë.

Fermerët e Frakullës mbajnë peshën kryesore të furnizimit të tregut me luleshtrydhe dhe madje eksportojnë, ndaj përfaqësuesin e qeverisë dhe drejtuesit lokalë, i bënë jehonë punës që ata bëjnë

Klosi: Kemi shumë nevojë që Shqipëria të mbulohet me festa dhe njerëzit të kuptojnë që duke pasur më shumë mundësi për promovimin e vlerave turistike e të krijojmë një hartë të Shqipërisë turistike.

Subashi: Ka vite që Frakulla është bërë simbol i këtij prodhimi.

Por mesa duket panairi nuk është shijuar si i tillë nga deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh kryetar i kësaj force politike në Fier, Luan Baçi.

Luan Baçi: Këta fermerë të luleshtrydhes nuk janë dëmshpërblyer dhe janë lënë pas dore nga shteti.

Në zonën e Frakullës kultivohen mbi 90 ha sera vetëm me luleshtrydhe. Produkti eksportohet në pjesën më të madhe duke qenë i kërkuar për cilësinë e lartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here