Thursday, April 25, 2024
Home Politikë Ish-Ministri shpërthen ndaj Ramës: Ky i ç’ekuilibruar na damkosi në Europë si...

Ish-Ministri shpërthen ndaj Ramës: Ky i ç’ekuilibruar na damkosi në Europë si popull!

0
564

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas publikimit nga PD të identitetit dhe dëshmisë së “bashkëpunëtorit X” që u shfaq në audio-regjistrimin me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të brendshëm, ku pretendohet riaktivizimi i tij në veprimtari kriminale dhe trafiqe narkotikësh.

Në një status në fb, Manjani thotë se denoncimi i trafikut të drogës dhe përfshirja e qeverisë në të është pa asnjë dyshim, detyrë e çdo opozite.

Sipas tij, deduksionet e llogjikës së ç’ekuilibruar të Kryeministrit,medemek hokatar, janë shenja e dukshme e kapjes në flagrancë në krim.

“Po mor po, Ai Alberti është “flamuri i opozitës”, ashtu siç është turpi dhe faqja e zezë e këtij Kryeministri faqe zi!Për turpin tonë të përbashkët, ky i ç’ekuilibruar na damkosi në Europë si popull trafikant droge dhe si azilant!Jo në BE, por as tek armiqtë e BE nuk nga integron dot ky, që në mënyrë unikale fajson denoncuesit e të keqes dhe jo të keqen!Bashkëjeton me të gjitha të këqijat e kësaj bote dhe shpall armik çdo njeri që mendon, flet e denoncon lirisht!Giithmonë ja kanë fajin të tjerët” shprehet Manjani.

Reagimin e tij Manjani e mbyll jo pa ironi, kur shkruan: “Thonë se fjala “pushtet” vjen nga fjala “Pusht”. Sjellja e këtij Kryeministri e provon këtë thenie…”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here