Tuesday, August 21, 2018

Kaos në Marassi, të burgosurit shqiptarë i vënë flakën burgut në Xhenova

156
0

Burgu i Marassit në Xhenova të Italisë është përfshirë nga trazirat të enjten.Protagonistë kanë qenë një grup prej 6 të burgosurish shqiptarë, të cilët i kanë vënë zjarrin burgut.

“Mollë sherri” është bërë një telefon celular i sekuestruar nga forcat speciale të burgut gjatë kontrollit në dhomën e shqiptarëve në katin e tretë të pjesës së dytë.

Kaq ka mjaftuar që shqiptarët të hidhen në një protestë të dhunshme, duke i vënë zjarrin fillimisht qelisë dhe më pas dyshemesë së korridorit të përbashkët të burgut. Flakët dhe tymi janë përhapur menjëherë kudo.

Vetëm falë ndërhyrjes së menjëhershme të policëve të burgjeve është bërë e mundur që të shmanget një tragjedi.

Burgu i Marassit është përfshirë vazhdimisht nga trazirat për shkak edhe të mbipopullimit.

Mediat italiane shkruajnë se ky institucion i vuajtjes së dënimit strehon aktualisht 710 të burgosur nga 450 që ka kapacitetin.

LEAVE A REPLY