Wednesday, April 24, 2024
Home Politikë Zyrtarët e PD-së, të hënën në Prokurori për audio-përgjimin e Agron Xhafajt

Zyrtarët e PD-së, të hënën në Prokurori për audio-përgjimin e Agron Xhafajt

0
570

Ora 10:00 e të hënës, 21 maj 2018, është caktuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për paraqitjen e tre zyrtarëve të Partisë Demokratike të cilët publikuan video-përgjimin mes “bashkëpunëtorit X” dhe Agron Xhafaj.

Deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji si dhe këshilltari ligjor i PD-së Gazmend Bardhi do të pyeten lidhur me këtë audio-përgjim.

Prokuroria i kishte thirrur të enjten zyrtarët demokratë por për shkak të angazhimeve të tyre me seancën plenare, orari u shty.

Të martën, (15 maj) oficeret e policisë gjyqësore morën audio-përgjimin e publikuar dhe kanë nisur hetimet për verifikimin e saj.

Në audio përgjim PD pretendon se vëllai i Fatmir Xhafës, Agron Xhafaj, bën pazare me një person tjetër për trafikun e drogës.

Vetë Agron Xhafaj, në një letër të hapur për publikun, bëri të ditur se do ti dorëzohet vetë autoriteteve italiane, ndërsa tha se audio-përgjimi eshte fals për të shantazhuar ate dhe vellain e tij, Fatmir Xhafaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here