Friday, April 19, 2024
Home Sport Fitorja e Vllaznisë, Kraja: Është vetëm fillimi, fitorja e Laçit na gëzoi…

Fitorja e Vllaznisë, Kraja: Është vetëm fillimi, fitorja e Laçit na gëzoi…

0
1116

Vllaznia ka shtyrë të paktën dhe për një javë qëndrimin në Kategorinë Superiore dhe për trajnerin e shkodranëve, Elvis Kraja futbollistët treguan gjithçka në fushë, ndërsa nuk la pa falenderuar Laçin.

Është një nisje e mirë, nuk duhet të gëzohemi deri në ndeshjen e fundit. Kemi bërë një ndeshje të mirë, na gëzoi fitorja e Laçit, e cila na hapi shpresën. Fitorja e Partizanit ndaj Kamzës, dhe fitorja jonë ndaj Skënderbeut të pamotivuar na shpëton. Gjendja psikologjike është shumë e rëndë. Kemi punuar gjithë javën për këtë pjesë. Po ti shikojë lojtarët po pyesnin si është rezultati në Kamzë.

Borxh nuk i kemi hyrë Kukësit. Bëmë lojën tonë, ishim në formë. Për sa i përket Partizanit dhe Skënderbeut. Mendoj që Partizani të jetë i motivuar si ndaj ne. Ndërsa Skënderbeu ka finalen e Kupës dhe si duhet të luaj në kampionat. Shpresoj të shpëtojmë“-tha Kraja për “Supersport”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here