Saturday, April 13, 2024
Home Politikë Meta takon zv/kryeministrin e Maqedonisë: Me rëndësi zbatimi i ligjit për gjuhët

Meta takon zv/kryeministrin e Maqedonisë: Me rëndësi zbatimi i ligjit për gjuhët

0
466

Presidenti i Republikës, Meta, priti në një takim Zëvendëskryeministrin e Republikës së Maqedonisë për Çështjet Evropiane, Bujar Osmani.

Në njoftimin e zyrë së shtypit të presidences thuhet se gjatë takimit u vlerësua rëndësia e madhe e zbatimit të ligjit për gjuhët, që u votua në Maqedoni.

Gjithashtu, u diskutua për mundësinë e çeljes së negociatave të anëtarësimit për të dy vendet tona në Bashkimin Evropian, pas Samitit të Sofjes.

Në të njëjtën kohë, u diskutua edhe për Samitin e ardhshëm të NATO-s, dhe domosdoshmërinë që Maqedonia të marrë ftesën për anëtarësim në Aleancë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here