45 vjetori i revoltes se Spaçit, Meta: E shkuara duhet trajtuar me transparence

0
1192

 

Në 45-vjetorin e revoltës së Spaçit, kreu i shtetit Ilir Meta kërkoi ngritjen e një përmendoreje në kujtim të të gjithë disidentëve. Gjatë fjalës së tij, Presidenti tha se është obligim që të gjenden dhe të nderohen eshtrat e të vdekurve të asaj periudhe. E shkuara duhet të trajtohet me transparencë, vijoi Meta ndërsa theksoi rëndësinë e dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit.

Ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vlahutin tha se shqiptarët u persekutuan se donin Evropën dhe Spaci duhet të kthehet në institucion kujtese.

Burgu i Spaçit ishte një burg politik i sigurisë së lartë, që ishte aktiv gjatë diktaturës komuniste në Shqiperi. Në vitin 1973 në Burgun e Spaçit pati një rebelim të të burgosurve, të cilët arritën të ngrinin një flamur jo-komunist. Në burgun e Spaçit kanë vuajtur dënimet politike disa intelektualë të famshëm. Ai është një monument i trashëgimisë kulturore. Ky burg është hapur në vitin 1968 dhe ka funksionuar deri në vitin 1988, e sipas të dhënave ka pasur mbi 1000 të burgosur. I ndërtuar për shfrytëzimin e Minierës së Spaçit ku nxirrej bakër dhe pirit. Janë rreth 7 godina që janë pjesë e burgut, por më tej ka edhe godina të tjera që kanë shërbyer si kampe për të burgosurit, por edhe ambientet që shërbenin si mjedis pune për njerëz të zonës. Aktualisht është në një gjendje tërësisht të shkatërruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here