Thursday, April 18, 2024
Home Politikë Colin Wolfe: Momenti për hapjen e negociatave të pranimit në BE është...

Colin Wolfe: Momenti për hapjen e negociatave të pranimit në BE është tani.

0
521

Colin Wolfe, Drejtor në  Komisionin Europian për Bashkëpunimin Rajonal dhe Programet,  pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësinë dhe  Negociatat e Zgjerimit mendon se momenti për hapjen e negociatave të pranimit në BE është tani.

Në një intervistë për DW, Colin Wolfe u shpreh:  “Ne, Komisioni Europian bëmë raportet, rekomanduam  hapjen e negociatave të pranimit, në bazë të të dhënave.  Komisioni  ka njohur punën që është kryer,  është bërë një punë e mirë. Janë konkluzionet e Këshillit Europian por edhe opinionet e  EESC dhe gjithë të tjerët për të bindur njerëzit në vendet anëtare bindur për hapjen e negociatave.  

Ka zëra të ndryshëm. Por fakti që komisioni ka dhënë rekomandimin  është një moment shumë i rëndësishëm në vetvete, është baza për diskutim. Vlerësimi / gjykimi tanimë është formuar. Dhe tani diskutimet bëhen  më  intensive sa më shumë afrohet koha e vendimit pra nuk është se ҫfarë do të bëhet  në javët që kanë mbetur deri sa të merret vendimi. Fjala është për një periudhë afatgjatë, mendja e secilit shkon tek data e 2025. 

Ballkani Perëndimor e ndjen që vendimi nuk është marrë.  Ajo ҫfarë duhet të thotë Ballkani Perëndimor tani është ok ka ardhur momenti  i  marrjes së vendimit , ka përherë zëra pro dhe kundër kur merret një vendim, por ne kemi përmbushur ato për të cilat kemi rënë dakort , ky është momenti, njerëzit kanë marrë përgjegjësi  dhe hapja e negociatave është ajo që kërkon rajoni. 

Ajo që dua të them personalisht është që KE po përpiqet ta bëjë të kuptueshme për njerëzit se ka dy drejtime: njëri është që  hyrja në BE është një obligim, detyrim dhe drejtimi tjetër që ka potenciale, mundësi shumë të mëdha për ta bërë këtë dhe ka shumë përgjegjësi.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here