Monday, April 15, 2024
Home Aktualitet Lezhë, përjashtohen nga ndihma ekonomike, familja me katër anëtarë në varfëri ekstreme

Lezhë, përjashtohen nga ndihma ekonomike, familja me katër anëtarë në varfëri ekstreme

0
636

Rreth 1 mijë familje u përjashtuan nga skema e re e ndihmës ekonomike në Bashkinë e Lezhës në fillim të vitit. Një prej tyre është familja me katër anëtare e Preg Kolës që jeton në Shënkoll. Ata nuk arritën ti plotësojnë pikët e nevojshme, edhe pse janë të papunë dhe nuk kanë asnjë të ardhur. Madje edhe shtëpinë ku jetojnë ua ka çelur derën një bashkëfshatar që jeton jashtë vendit. Familja Kola thotë se ka riaplikuar 4 herë për ndihmën ekonomike por sërish nuk ka arritur të futet në skemë.

Të papunë, pa asnjë të ardhur dhe pa një shtëpi të tyren mbi kokë.

Kjo është situatë në familjen Kola në fshatin ShënKoll të Lezhës, një prej të përjashtuarave nga skema e re e ndihmës ekonomike .

Familja u nxorr nga skema në muajin janar, me argumentin se nuk plotësoi pikët e nevojshme,  por pa u dhënë më shumë informacion, ndërsa Preng Kola thotë një televizor i falur me ngjyra mund të jetë pasuria që i eleminoi.

Prej asaj kohe, ata kanë riaplikuar edhe katër herë të tjera, por sërish mbeten jashtë skemës.

Preg Kola: “Kemi aplikuar 3-4 herë dhe nuk e kemi fituar.”

Vera Kola: “Televizorin ma ka falur vëllai im për ditëlindjen e djalit.”

E zonja e Shtëpisë Vera Kola, shprehet se janë zhytur në borxhe për të siguruar bukën e përditshme, ndërsa çatinë mbi kokë ua ka ofruar një bashkëfshatar që jeton jashtë vendit.

Vera Kola: “Çfarë të bëjmë, pa buke skemi ndejtur pasi kemi marrë borxh.”

Preg Kola: “Shtëpinë na e ka dhënë një emigrant që rri në Itali.”

Si kjo familje në Njesinë Administrative të Shënkollit ka dhe shumë të tjera.

Specialistja e Ndihmes Ekonomike Tereza Mataj, thotë se sistemi i ri ka përjashtuar ngë ndihma ekonomike familje që janë në varferi ekstreme.

Tereza Mataj: “Ka familje të varfra që kanë aplikuar, riaplikuar 3-4 herë dhe nuk kanë dalë përfitues për pikë të pamjaftueshme.”

Vetem në Bashkinë e Lezhës sistemi i ri ka përjashtuar nga ndihma ekonomike gati 1 mijë familje, mes të cilave dhe në kushte shumë të vështira ekonomike, ndërkohë që dhe pas riaplikimit nuk kanë arritur sërish të përfitojnë. Një pjesë e këtyre familjeve trajtohen me fondin 6 % të Bashkisë së Lezhës, por zyrtarët thonë se ai është i pamjaftueshëm për të gjithë.

/Ora News.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here