Qendra shendetesore “Salo Halili 1” mungese mjekesh, Qytetaret: Qendrojme prej ditesh ne rradhe, 1 mjek mbulon 2 qendra

0
1657

Jemi mesuar qe rradhe te tilla te shohim ne spitalin rajonal Shkoder, por keto pamje vijne nga qendra Shendetesore Salo Halili 1. Prej javesh sherben vetem 1 mjek ne 2 qendrat shendetesore, duke mos arritur t’u ofroje pacienteve sherbimet ne kohe. Keta te fundit ankohen se qendrojne me dite te tera ne rradhe, per te marre recetat elektronike.

Drejtori i fondit te sigurimit te detyruar shendetesor gjate nje komunikimi telefonik ben me dije se brenda muajit qershor ne kete qender do te vije mjeku perkates. Ne kete menyre do te marre fund edhe ngarkesa e mjekut, e po ashtu pakenaqesite e banoreve. Qytetaret i jane drejtuar disa here emisjonit “Start” ne Tv1 Channel, pasi sipas tyre ne kete qender asnjehere nuk jepen ne kohe sherbimet shendetesore. Megjithate pritet muaji qershor per te pare nese do te plotesohet me mjek qendra apo jo..Mungesa e mjekeve te familjes po ndjehet vecanarisht gjate viteve te fundit, ku bluzat e bardha i jane drejtuar vendeve te bashkimit europian per te ushtruar profesionin e tyre, duke lene boshlleqe prane qendrave shendetesore ketu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here