Friday, April 19, 2024
Home Politikë Salianji: Ka të tjera përgjime ku implikohen vëllezërit Xhafaj

Salianji: Ka të tjera përgjime ku implikohen vëllezërit Xhafaj

0
574

Deputeti i PD, Ervin Salianji pasi doli nga Prokuroria tha se ka një tjetër audio përgjimi, të cilin PD e disponon dhe tregon lidhet e Agron Xhafës me trafikun e drogës.

Salianji: Për të gjitha deklarimet që kemi në thënë në prokurori nuk mund të flasim sepse përbëjnë nxjerrje të sekretit hetimor. Ka një deklarim nga gazetari Jetmir Olldashi i cili më ka sjellë pjesën e audio përgjimin, jo vetëm pjesën e parë që është publikuar nga PD, por edhe pjesë tjetër ku duket qartë që personat lidhur me krimin dhe të lidhur me Fatmir dhe Agron Xhafajn  bëjnë trafik kanabis.

Në përgjimin që unë kam parë dhe disponohen nga ana e PD që  ka ardhur nga gazetari Jetimir Olldashi shihet zëri i gazetarit Olldashi, bashkëpunëtorit X Albert Veliu dhe i trafikantit tjetër i cili është bashkëpunëtor dhe zari i Agron Xhafajt ku flitet qartazi për “10 kile drogë mos më hajde, unë flas për 100 kile e sipër”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here