Velipoje, kushte vetem ne qender, rruga drejt Vilunit dhe kthesa e Hidrovorit pa asnje investim

0
776

2 dite me pare u hap sezoni turistik, ne qender gjithcka duket e permiresuar dhe gati per te pritur turistet e pare.

Realiteti eshte tjeter vetem disa metra me tutje.

Rruga kryesore nga qendra e Velipojes, ne drejtim te Vilunit edhe kete sezon turistik do te jete mes baltes dhe pluhurit. Bashkia Shkoder, pavarsisht se Velipojen e ka motor ne rritjen e te ardhurave, duket se nuk e ka pare te arsyeshme qe te financoje asfaltimin e saj. Akoma me skandaloze eshte pjesa e hidrovorit, aty ku ne 5 vitet e fundit jane shenuar 8 viktima. Disa goma te vendosura, dhe lulet qe te kujtojne se kjo eshte kthesa e “vdekjes”.

As ketu nuk eshte marre ndonje mase e metejshme mbrojtese as nga autoriteti rrugor i veriut e as nga Bashkia Shkoder. Se deri kur do te shperfillet kjo zone turistike ne kete forme, kete me mire se askush nuk e di pervec bashkise Shkoder.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here