Duam drejtësi! Familjarët e Enea Ftojt peticion në Ministrinë e Brendshme

0
607

Familjarit e Enea Ftojt, që humbi jetën në komisariatin e policisë Korçë ditë me parë kërkuan drejtësi të martën para Ministrisë së Brendshme. Sipas tyre, 27 vjeçari ka humbur jetën si pasojë e dhunës së ushtruar nga tre efektivë të policisë mbrëmjen e 16 majit.

Një ditë pas publikimit të raportit mjeko-ligjor që përjashtonte dhunën si shkak i vdekjes së 27 vjeçarit Enea Ftoj, familjarë të tij udhëtuan drejt Tiranës, për të kërkuar drejtësi dhe zbardhjen e së vërtetës para Ministrisë së Brendshme.

Vëllai, Erando Ftoj: Dua drejtësi. Drejtësinë e vëllait, dua ta zbardhin.

E ëma: Po sikur të ishin fëmijët e tyre dhe të bëheshin në atë gjendje, do ta kërkonin ata më lart? Ne duam drejtësi, ne duam shumë drejtësi. Nëse nuk merr masa qeveria, do ti marrim ne.

Ata thonë se në Korçë lajmin për vdekjen e 27 vjeçarit polcia e ka mbajtur të fshehtë. Sipas të vëllait, Enea ka humbur jetën pasditen e 16 Majit dhe jo në 17, siç njofton policia.

Vëllai, Erando Ftoj: I kemi dalë nga muri mbrapa dhe i kemi thirrur: Enea, Enea. Ai nuk kthente përgjigje. Qe i vdekur. I kam hyrë brenda policit, i kemi dhënë ushqime, edhe cigare që t’ia fusnim. I kemi futur dhe ilaçin. Jepja këtë ilaçin për ta qetësuar, i kemi thënë.Ikni se Enea po fle, na thanë.

Ata pranojnë se babai i tre fëmijëve ishte përdorues i lëndëve narkotike, por shkakun e vdekjes e gjejnë te dhuna.

Vëllai, Erando Ftoj: Krahun e ka të thyer, shpatullën e  kishte të thyer, brinjën po, këmbën, duart, kokën, fytyrën e kishte të qepur. Kokën e kishte të qepur, në kurriz qe i nxirë i tëri, vija-vija. Ai duhet të vuante dënimin që meritonte, jo të bënin masakër, kanë bërë masakër.

Të mbështetur edhe nga shoqëria civile, familjarët nënshkruan dhe dorëzuan një peticion në Ministrinë e Brendshme, ndërsa kërkuan edhe reagim nga Avokati i Popullit që deri më tani nuk e ka thënë fjalën e tij mbi ngjarjen ende enigmatike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here