Kryebashkiakut i doli lotaria amerikane, a do të largohet Eduart Kapri…

0
693

Kryebashkiaku i Pogradecit,  Eduard Kapri,  ka folur pas lajmeve të përcjella në media se do të braktisë vendin pasi i ka dalë lotaria amerikane.

I pyetur lidhur me të, ai ka thënë se nuk mendon që të largohet nga Shqipëria pasi i pëlqen vendi dhe dëshiron që të vijojë që ta ndërtojë jetën këtu.

Kapri nënvizon se familja e tij aplikon rregullisht për lotarinë amerikane dhe më tepër për të testuar fatin.

Kryebashkiaku, sqaron se e përzgjedhur në lotari ka qenë bashkëshortja e tij.

“Pse të largohem? Unë e kam Amerikën këtu ku jam. Aplikojmë rregullisht si familje në lotari ku këtë vjet rezultuam fitues. Në fakt ishte bashkëshortja ajo që u përzgjodh. Gjithsesi nuk kam menduar ta braktis Shqipërinë. Të gjitha që dua i kam këtu”, tha Kapri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here