Kryemadhi thirrje shqiptarëve: Ejani në protestë! Nuk ka më Zot ta mbrojë Ramën

0
533

 Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për  Integrim, Monika Kryemadhi, në një deklaratë për shtyp i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të marrin pjesën në protestën e së shtunës.

 

 

Sipas Kryemadhit, kryeministri Edi Rama është modeli më i shëmtuar që i ofrohet të rinjve sot.

“Beteja jonë do të finalizohet me protestën e së shtunës. Ky kryeministër është modeli më i shëmtuar që ne i ofrojmë sot të rinjve shqiptarë. Të rinj e të reja po provojnë qeverisjen e keqe që ka përfshirë të gjithë Shqipërinë. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve t’u bashkohemi protestës së opozitës, për të protestuar kundër arrogancës së këtij kryeministri të bërë njësh me krimin.

Opozita është për një Shqipëri sa më afër Bashkimit Europian, por Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të krimit nuk duan të ndodhë. Se po ndodhi hyrja në BE, aq më shumë do kontrollohet nga ndërkombëtarët. Ai do që të zgjasë akoma më shumë agoninë e grabitjes së vendit.

Rama nuk është Zot as i Shqipërisë as i shqiptarëve, me prokurorë që i lëpihen për Vettingun e tyre, të protestojmë ndaj kësaj qeveri të kapur. Nuk ka më Zot ta mbrojë Ramën,” tha Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here