Masat anti-trafik, kontrollet e rrepta krijojnë radhë në Kakavijë

0
578

Udhëtarët që dalin drejt Greqisë nga Kakavija thonë se po përballen me radhë të gjatë dhe vonesa në pikën kufitare.  Policia po ushtron kontrolle të rrepta kundër tentativave për trafik droge apo udhëtarëve që shkelin rregullat e lëvizjes në zonën Shengen. Të gjitha mjetet e tonazheve të rënda, përfshirë edhe autobusët e linjave ndërkombëtare të transportit të pasagjerëve duhet të kalojnë në procesin e skanimit.

Policia  po ushtron kontrolle të rrepta në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës në Gjirokastër për të parandaluar trafikun e lëndëve narkotike dhe shkeljen e rregullave të lëvizjes në zonën Shengen.

Të gjitha mjetet e tonazheve të rënda, përfshirë edhe autobusët e linjave ndërkombëtare të transportit të pasagjerëve, duhet të kalojnë në procesin e skanimit.

Por kjo situatë po shkakton radhë dhe pikën kufitare, ku qytetarët ankohen për vonesa dhe pritje te gjata.

Krahas mjeteve, rëndësi i kushtohet edhe parandalimit të qytetarëve që nuk plotësojnë kushtet të udhëtojnë në zonën Shengen.

Ndërkohë Drejtoria e Policisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, thotë se procedurat janë normale për mjetet e mëdha, ndërsa mjetet e vogla kalojnë në procesin e skanimit sipas analizës së rriskut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here