Sunday, April 14, 2024
Home Kronika Pajisja përgjuese, IMSI Chacher, gjykata pushon hetimet…

Pajisja përgjuese, IMSI Chacher, gjykata pushon hetimet…

0
568

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë, për të pushuar përkohësisht hetimet për pajisjen e dyshuar përgjuese IMSI Catcher.

Vendimi është marrë me prill, por pushimi i çështjes është i përkohshëm, pasi autoritetet shqiptare janë në pritje të një letër-porosie nga Italia, ndërkohë që mbajtja e çështjes në hetim rrezikonte afatet hetimore.

Letër-porosia e dytë në Italia nga autoritetet shqiptare ishte nisur në datë 13 nëntor të vitit të kaluar, por ende nuk ka ardhur asnjë përgjigje në këmbim.

Në hetim për këtë çështje ishin ish-drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe specialistët Artjon Duka dhe Ention Xhelilaj.

Debati për pajisjen përgjuese nisi në 2016, ndërsa kulmoi me ngritjen e një Komisioni hetimor parlamentar me kërkesë të opozitës, e cila akuzonte ish-Ministrin Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çako për përgjim të paligjshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here