Shiroke, mjeti perfundon ne trotuar, Demtohen shtyllat ndriçuese, Salihi: Policia te bashkepunoje per raste te tilla

0
1427

Fatmirësisht është mbyllur vetëm me deme materiale, por mund të kishte shkuar edhe me rëndë. Një mjet përfundoj mbi trotuarin e rrugës së Shirokës si pasojë e shpejtësisë dhe humbjes së kontrollit, duke vënë në rrezik serioz jetën e kalimtareve, ndërsa dëmtoj shtyllën e ndriçimit publik. Raste të tilla po shtohen ditë pas dite në Shkoder dhe përballë këtij realiteti, pergjegjesi i sektorit të ndriçimit në Bashkine Altin Salihi, kerkon vemendjen edhe te policise  së shtetit, që të ndërhyje me forcën e ligjit.

Dëmtimi i rrjetit të ndriçimit publik të qytetit është një nga shqetësimet e Bashkisë së Shkodrës. Gjatë të martes, në fokus ishte Unaza Përendimore, ku u zëvendësuan rreth 1800 metër linear kabull i vjedhur si dhe disa ndriçues anesor.

Demtimet e shumta deri me tani kane mbetur pa u ndxeshkuar nga ana e institucioneve. Ndersa pergjate rruges Shkoder-Shiroke per shkak edhe te fluksit te larte, do te ishte e nevojshme nje patrulle policie, me qellim sensibilizimin e drejtuesve te mjeteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here