Thursday, April 18, 2024
Home sociale Siguria dhe zhurmat, problematikat që kërkojnë zgjidhje para sezonit në Lezhë

Siguria dhe zhurmat, problematikat që kërkojnë zgjidhje para sezonit në Lezhë

0
619

Eleminimi i derdhjes së ujërave të zeza në det, pastërtia në plazhe dhe ndotja akustike janë tre nga problematikat që ende kërkojnë zgjidhje në bregdetin e Lezhës.

Ndaj prefekti i Qarkut, Gjergj Prendi u ka kërkuar krerëve të institucioneve lokale angazhim maksimal në përmbushjen e detyrave në prag të sezonit turistik.

Gjergj Prendi: “Eleminimi i mbetjeve urbane që hidhen pa kriter, eleminimi i derdhjes së ujrvae të zeza në det ose në lumë, krijimi i një ambjenti të përshtatshëm.”

Mungesa e shërbimit shëndetësor në zonën turistike të Tales, si dhe problemet me energjinë elektrike janë disa nga shqetësimet e ngritura nga Bashkia Lezhë, ndërsa administratori i Shëngjinit Tonin Uldedaj kërkoi prezence të shtuar të policisë në zonën e plazhit për të ndëshkuar drejtuesit e mjeteve që zaptojnë hapësirat publike.

Ardjan Laçi: “Plazhi i Tales nuk mbulohet me një ambulancë e cila do ti shërbente pushuesve.”

Tonin Uldedaj: “Trotuari është i zënë me makinë dhe nuk ndërhyhet, policia bashkiake nuk ka çfarë të bëjë, nuk kanë çafrë të bëjnë 3 policë bashkiakë.”

Sezoni turistik pritet të hapet zyrtarisht me datën 25 maj, ndërsa është kërkuar angazhim maksimal për të ofruar kushte për pushuesit, të cilët duke ju referuar prenotimeve pritet të jenë të shumtë në numër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here