Matura Shtetërore, zbardhen datat për sesionin e dytë të provimeve

0
958

Janë shpallur datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2018-të të sesionit të dytë për të gjithë maturantët që do të rezultojnë mbetës sezonin e parë. Udhëzimi është miratuar nga ministrja e Arsimit, Sportit e Rinisë Lindita Nikolla në të cilin specifikohen lëndët dhe datat përkatëse të testimeve.

 

 

“Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 26, të ligjit “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, udhëzoj: Lëndët dhe datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2018, sesioni i dytë:
a) Gjuhë e huaj (D3) 27 gusht 2018;
b) Gjuhë shqipe dhe letërsi (D1) 30 gusht 2018;
c) Matematikë (D2) 3 shtator 2018;
d) Provime me zgjedhje (Z1/Z2) 7 shtator 2018.”,-theksohet në udhëzimin e publikuar në Fletoren Zyrtare.
Në këtë të fundit më tej bëhet me dije se provimet e Maturës Shtetërore 2018 për sesionin e dytë do të fillojnë në orën 10:00 e provimet e lëndëve me detyrim do të zgjasin 2 orë e 30 minuta ndërsa provimet e lëndëve me zgjedhje do të zgjasin 3 orë.

Maturantët e sesionit të dytë
Në provimet e Maturës Shtetërore 2018, sesioni i dytë, do të marrin pjesë të gjithë maturantët apo kandidatët që rezultuan mbetës në një ose më shumë provime të Maturës Shtetërore 2018 në sesionin e parë. Gjithashtu, këtyre provimeve do t’i nënshtrohen edhe maturantët që rezultuan mbetës në një ose dy lëndë në vitin shkollor 2017-2018 dhe i shlyejnë provimet shkollore brenda datës 22 gusht 2018 si dhe kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2017, por që nuk kanë shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore.

Ndërkohë kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe kanë të njësuar dokumentet shkollore nga MASR do të testohen. “Maturantët/kandidatët e përcaktuar në pikën 7, germa “a” dhe “b”, të plotësojnë formularin A1Z për dhënien e provimeve të sesionit të dytë të Maturës Shtetërore. 9. Kandidatët/kandidatët e përcaktuar në pikën 7, germa “c” dhe “d”, të regjistrohen në shkollën ku kanë përfunduar arsimin e mesëm ose në shkollën që u cakton DAR/ZA-ja e vendbanimit të tyre. Këta kandidatë të plotësojnë formularin A1Z në datat 21-23 gusht 2018″,-theksohet në udhëzimin e publikuar në Fletoren Zyrtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here