Friday, April 19, 2024
Home Politikë Deputetët e opozitës bllokojnë foltoren e Kuvendit, ndërpritet seanca

Deputetët e opozitës bllokojnë foltoren e Kuvendit, ndërpritet seanca

0
571

Deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit pasi kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën kryetarit të PD, Lulzim Basha pasi atj i përfundoi koha prej 3 minuta.

Basha: Më lejoni ta nis me një këshillë për zotin Vasilin dhe deputetët e LSI të cilët këmbëngulin me herorizëm për zbatimin e  regullores në një parlament që ka shkelur ligjet, që ka bërë akte antikushtetutese, ti kërkosh këtij parlamenti të respektojë rregulloren, ti kërkosh kësaj pseudomazhorancë të respektojë rregulloren është njësoj si ti kërkosh krimit të organizuar të marrë përsipër rendin dhe sigurinë.

E gjithë kjo që keni parë në këto minuta është përpjekja e dëshpëruar e kësaj mazhorance të kapur në krim e të zhytur në krim për të dhënë përshtypjen e një fasade parlamentaro-demokratike.

E vërteta nuk është kjo. Nuk është ky skenar i turpëshëm, e vërteta është se kushtetuta ka rënë, se kodi penal ka rënë, se ligji antimafia ka rënë,  se ligji për vettingun e policisë ka rënë për aq kohë sa në atë koarrige janë ulur Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama, të cilët janë zbuluar para mbarë botës si hartuesit dhe zbatuesit e një skenari kriminal për të mbulojë veprimtarinë kriminale të Fatmir Xhafajt në ndihmë të vëllait të tij, Agron Xhafajt një nga bosët e drogës në Shqipëri dhe koka e drogës në Vlorë. Ka për qëllim të mbulojë komplotin anti ligjor, të ndërmarrë në bashkëpunim nga strukturat mafioze për të shkatërruar provat, për të intimiduar, blerë denoncuesit e krimit që shqiptarët e kanë parë me zë dhe figurë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here