Monday, April 15, 2024
Home Kronika Në pranga dy grekë dhe dy shqiptarë, kultivonin kanabis në Kretë

Në pranga dy grekë dhe dy shqiptarë, kultivonin kanabis në Kretë

0
658

Në ishullin e Kretës janë arrestuar dy shtetas grekë dhe dy shqiptarë, që akuzohen për kultivimin e kanabisit.

Kanabisi ishte mbjellë në një ullishte, në rrethinat e Agio Vasilios, që i përket distriktit të Rethimnos. Policia zbuloi dhe sekuestroi 531 bimë, me lartësi deri një metër.

U sekuestruan gjithashtu një armë luftarake dhe një çifte gjahu, një shumë parash prej 1.000 eurosh që konsiderohen produkt i shitjes së drogës, 9 telefona celularë, një automjet dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për kultivimin e kanabisit.

Dy shtetasit grekë me moshë 40 dhe 52 vjeç, si dhe dy shqiptarët, njeri 21 dhe tjetri 31 vjeç, do të dërgohen të premten në prokurorinë e Rethimnos, për t’iu komunikuar akuza.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here