Pranverë zhgënjyese, por ja çfarë na ka rezervuar moti për muajin qershor

0
610

“Fundjava sjell mot të kthjellët në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore ka reshje. Pas fundjavës, presim përmirësim të dukshëm të motit, do të ketë vranësira.

Nga dita e premte e në vijim do ketë rritje temperaturash, me mbi 30 gradë celcius. Bregdeti gjatë ditët e fundit të majit, do të preket më pak nga reshjet e vranësirat,” u shpreh Porja.

Ndërsa përsa i përket muajit qershor sinoptikania tha se muaji qershor do të jetë më i freskët se ai i 4 viteve të fundit, megjithatë nuk do t’u prishë pushimet atyre që kanë vendosur t’i bëjnë pikërisht në këtë muaj.

“Muaji qershor pritet të jetë më i freskët se ai i katër viteve të fundit, këtë vit qershori vjen më normal. Do të ketë reshje në 15 ditët e para të muajit por më pas moti do të jetë i favorshëm për pushuesit.

Muaji qershor do të ketë paradite dhe mbrëmje të kthjellëta, ndërsa gjatë ditës do të ketë paraqitje të reshjeve afatshkurtra, por nuk do t’u prishë pushimet atyre që i kanë planifikuar në këtë muaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here