“Smile Albania”, Rama: Do i japim fund turizmit të zhurmave, do jetë sezon surprizë

0
728

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit ‘Smile Albania’ kryeministri Edi Rama tha se janë punësuar 1000 të rinj vajza dhe djem që do mirëpresin dhe informojnë turistët duke promovuar ndjenjën e përgjegjshmërisë qytetare për pastërtinë e plazheve.

Rama tha se ky sezon i ri do pasurohet për herë të parë edhe me kalendarët e festave të traditës e të kulinarisë, itineraret kulturës, pasurive natyrore dhe thesareve të trashëgimisë, si edhe aktivitetet argëtuese artistike e sportive. Sipas kryeministrit duhet t’i jepet fund turizmit të zhurmave të mëdha gjatë natës në gjithë vijën bregdetare dhe se ky sezon do jetë surprizë.

“Kemi ndërtuar një rrjetë institucionesh për të trajtuar çdo aspekt të sezonit turistik që nga siguria deri tek argëtimi. Shërbimi parësor shëndetësor dhe itineraret e trashëgimisë kulturore. Të ndahemi nga turizmi i zhurmave të mëdha gjatë natës në gjithë vijën bregdetare. Prandaj kemi angazhuar 1000 vajza dhe djem që do vendosen në zonat e mbrojtura dhe pikat bregdetare.

Ata jo vetëm do çojnë buzëqeshjen dhe informacionet tek turistët. Do mësojmë shumë nga ky sezon dhe mund ta themi se do jetë sezoni më i pastër dhe i sigurte. Vjet prekëm tavanin e 5 milionë turistëve, ndërsa këtë vit presim që të kemi rezultat edhe më të mirë. Jam i bindur se ky sezon do jetë surprizë. Do ndihet që ka shtet dhe gatishmëri për tu shërbyer atyre që vizitojnë shtëpinë e tyre të përbashkët”- tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here