Stacioni i Ujit te Pijshëm i Rrethuar nga Stallat ! Molla: Ka dy vite qe kërkojmë për ti larguar, por nuk jemi mbështetur

0
904

Pas përmbytjeve te muajit mars, ku niveli i ujit edhe ne stacionin e pompave te ujit te pijshëm Trush arriti deri ne 1.5 metër, tani gjithçka është normalizuar. Drejtori i Ndërmarrjes se Ujësjellësit Shkoder, Mark Molla thotë se ka pasur 13 stacione ujësjellësit te përmbytura, te cilët janë rivënë ne pune.  Si shqetësim kryesor Molla shpreh praninë e staneve me bagëti shume pranë stacionit te Trushit.  Ai bën te ditur se vitin e kaluar dhe këtë vit u ka dërguar 6 shkresa Prefekturës Shkoder, Drejtorisë se Policisë, Ministrisë se Transportit dhe Drejtorisë se Përgjithshme te Ujësjellës Kanalizimeve, ku kërkohet ndërhyrja e tyre pranë  Bashkisë Vau Dejës, për te larguar deri ne 1500 metër nga puset e ujit te pijshëm te stacionit stallat me bagëti, pasi ndotin ujin. Por deri tani asnjë mase nuk është marra nga ana e tyre:

Stanet e bagëtive deri ne 50 meter prane këtij stacioni, ndaj dhe uji ka pasur disa raste kur eshte ndotur:

Molla thote se se paku 500 meter ne vije ajerore duhet te jene lar puesve bagetite:

Stacioni i pompave te ujit te pijshem Trush furnizon me uje Malin e Kolajt dhe Velipojen, perfshi edhe plazhin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here