Tjetër rekord negativ, Euro shënon nivelin më të ulët të dekadës

0
613

Monedha e përbashkët evropiane ka shënuar një tjetër rekord ‘të zi’ të dekadës duke u këmbyer nën 127 lekë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit publikuar këtë të enjte nga Banka e Shqipërisë, 1 euro u këmbye sot me 126.64 lekë, 0.1 pikë më pak se një ditë më parë.

Ekspertët pohojnë se arsyeja kryesore e euros së dobët lidhet me ofertën e lartë për valutë në tregun e brendshëm, përballë kërkesës së dobët.

Deri në fund të verës, pritet që monedha evropiane të mbetet në nivele të ulëta në tregun e këmbimit, duke pasur parasysh dhe prurjet e turizmit dhe emigrantët, që e bëjnë jo pozitive perspektivën e euros.

Rënie ka pasur edhe dollari amerikan që u këmbye sot me 107.9 lekë, me një nënçmim prej 0.17 pikë krahasuar me një ditë më parë. Rritje shënoi paundi britanik, që u këmbye sot me 144.51 lekë, 0.17 pikë më shumë se të mërkurën.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here