Sunday, April 14, 2024
Home Politikë Basha shpërndan fletëpalosjet për të shtunën, fton qytetarët në protestë

Basha shpërndan fletëpalosjet për të shtunën, fton qytetarët në protestë

0
1175

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zbritur vetë në terren pasditen e sotme, duke u shpërndarë fletëpalosje qytetarëve me ftesën për t’iu bashkuar nesër në orën 11:00 protestës së opozitës.

Basha shoqërohej nga dhjetra të rinj të forumit Rinor demokrat dhe deputetja Orjola Pampuri.

Gjatë parakalimit tek zona e Pazarit të Ri, Basha ka ftuar qytetarë dhe biznese të dalin nesër në shesh.

Basha mori edhe shqetësimet e tyre teksa nuk nguroi që me disa prej tyre të bëjë edhe foto.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here