Berisha pas deklaratës së fortë të deputetit gjerman për negociatat: Ja e vërteta e Ramës

0
594

Ish-kryeministri, Sali Berisha, përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka reaguar pas deklaratës së deputetit gjerman Gunther Krichbaum.

Ky i fundit thotë se është ende herët për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-n.

Berisha tregon mes të tjerash edhe arsyet e vërteta, se përse Edi Rama e bllokoi hapjen e negociatave.

Ish-kryeministri në statusin e tij rendit edhe 7 arsyet, se përse në fakt BE nuk po e ndërmerr këtë hap historik në favor të Shqipërisë.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha, në Facebook

Ja pse Rama bllokoi hapjen e negociatave!

Te dashur miq, çdo dite nga Europa vijnë lajme qe tregojnë se hapja e negociatave nuk do behet ne qershor por, njëlloj si ne vitin 2016, kushte te tjera do te vendosen për t’u plotësuar për hapjen e tyre!

Ky vendim tejet i rende per mbare shqiptaret i nje numri ne rritje te vendeve anëtare te Bashkimit Europian ka ne baze:

1- Lidhjen kembe e koke te Edi dhe Olsi Rames me krimin dhe drogen!

2- Shnderrimin e Shqiperise ne qender rajonale operacionale te krimit te organizuar dhe eksportues kryesor te krimi dhe droges ne rajon dhe Europe

3- Kanabizimi i Shqiperise dhe shnderrimi i saj ne Kolumbi te Europes

4- Zevendesimin nga Rama te shtetit ligjor me narkoshtetin.

5- Mbrojtjen nga Rama per shkak te dosjeve te tij te narkoministrave te brendshem Tahiri e Xhafa.

6- Hedhja ne ere e reformes se drejtesise dhe shnderrimi i saj ne dege te ekzekutivit.

7- Shqiperia vendi i pare ne Europe e madje here here dhe ne bote per azilkerkuesit ne vendet e BE.

Ketu me poshte keni deklaraten e fundit te kryetarit te komisionit te Bundestagut per çeshtjet Europiane, Gynter Krishbaum te botuar ne gazeten me te madhe gjermane “Welt”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here