Friday, April 19, 2024
Home Kronika Ekstradohet nga Londra shqiptari i dënuar me 20 vite burg për vrasje

Ekstradohet nga Londra shqiptari i dënuar me 20 vite burg për vrasje

0
707

Një 49-vjeçar shqiptar i dënuar me 20 vite burg është ekstraduar nga Londra drejt vendit tonë.

Sipas policisë, Shpëtim Bushaj akuzohet për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

“Shtetasi Shpëtim Bushaj është shpallur në kërkim ndëkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendim nr. 109, datë 14.03.2001, e ka dënuar këtë shtetas me 20 vite burg, për veprat penale “Vrasje me dashje“ dhe “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278 të Kodit Penal”, sqaron policia.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 13.03.1998 rreth orës 23:00 në qytetin e Patosit, Fier shtetasi Shpëtim Bushaj ka vrarë për motive të dobëta me armë zjarri ( automatik) shtetasin G.M.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Manchesterin/ Mbretëri e Bashkuar, u bë i mundur arrestimi i tij në Angli, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here