Këshilli i Europës tërheq vëmendjen tek të dënuarit me probleme psikike

0
516

Komiteti i Parandalimit të Torturës i Këshillit të Europës publikoi raportin lidhur me vizitën e bërë në shkurt 2017 së bashku me përgjigjen e autoriteteve shqiptare.

Pjesa më e madhe e të dënuarve të intervistuar nga delegacioni kanë saktësuar se janë trajtuar në mënyrë korrekte nga policia. Vetëm raste të paktë në numër kanë denoncuar se janë goditur me grushte apo shpulla nga policia gjatë kohës së marrjes në pyetje

Raporti e quan një trend pozitiv krahasur me gjetjet e vizitës së vitit 2014. Disa persona denoncuan se ishin keqtrajtuar rëndë nga një  oficer policie në Drejtorinë e Policisë së Durrësit. Pas kërkesës për inspektim urgjent autoritetet nisën një hetim kriminal dhe disiplinor kundër punonjësit të policisë.

CPT mirëpret përpjekjet e autoriteve për të përmirësuar kushtet e paraburgosjes në rajonet e policisë. Në rajonet e policisë si të Durrësit, Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Gjirokastrës, dhe Vlorës kushtet janë të përshtatshme. Mbeten të këqija në Komisariatin e policisë nr 1 dhe tre si dhe në Sarandë.

Shqetësim mbetet mënyra e trajtimit të të dënuarve të sëmurë mendorë të cilët vazhdojnë të mbahen në spitalin e burgut në Tiranë dhe të IVEP të Zaharisë, në Krujë në kushte çnjerëzore dhe degraduese.

“Kushtet e jetesës në të dy institucionet është përkeqësuar që prej vizitës së 2014. Ka mungesë thuajse totale të ujit të ngrohtë dhe të ngrohjes. Po kështu niveli i kujdesit psikiatrik është i pamjaftueshëm.

CPT i bën thirrje autoriteve shqiptare që pa vonesë të hartojnë një plan të detajuar për krijimin e një institucioni mjeko-ligjor psikiatrik dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të siguruar vendosjen e shpejtë të strukturës së tillë.

Në përgjigje të autoriteteve shqiptare mësohet se të gjithë të dënuarit me probleme psiqike do të transferohen në 2018 nga Kruja dhe spitali i burgut në një tjetër burg si një zgjidhje e përkohshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here