Protesta e 26 majit, Basha mbledh aleatët në selinë e PD

0
602

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të takohet me krerët e partive aleate në orën 10:30 në selinë e PED. Takimi zhvillohet një ditë para protestës së 26 majit që opozita ka thirrur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë pasi e akuzoan qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama si pengesën kryesore dhe të vetme të integrimit të Shqipërisë në BE.

Ja deklarata e fortë e Bashës dje nga foltorja e Kuvendit, ku opozita ndërpreu seancën dhe protestoi me një pankartë të madhe:

“…Le të jemi të hapur e të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin. Është një e vërtetë e qartë, e thjeshtë, e kuptueshme për të gjithë Shqipërinë sot:

As opozita, as BE, as Holanda, as Macroni, as Merkeli, as Krishbaum nuk janë pengesa. Edi Rama, ti je pengesa. Fatmir Xhafaj është pengesa. Qeveria jote e lidhur me krimin dhe korrupsionin janë pengesa për Shqipërinë europiane.

Ju jeni tradhtarët e vërtetë të popullit, që keni tradhtuar interesat e qyetarëve të thjeshtë për xhepat tuaja dhe pasuritë tuaja, duke u lidhur dhe duke u bërë njësh me krimin e organizuar dhe trafikantët e drogës.

Ndaj, ftoj të gjithë shqiptarët pa dallim: Bashkohuni me qindra mijëra protestuesit ditën e shtunë, më 26 maj!

Ta çlirojmë Shqipërinë nga qeveria e lidhur me krimin.

Ta çlirojmë Shqipërinë nga qeveria më antieuropiane.

Ta bëjmë realitet ëndrrën tonë Për Shqipërinë si gjithë Europa!

 

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here