Protestë dhe anti-protestë në Fb, Basha dhe Rama mobilizohen para të shtunës

0
433

Një ditë para protestës së thirrur nga opozita për dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama kanë shfrytëzuar faqet e tyre në rrjetet sociale për mobilizim dhe dekurajim të qytetarëve.

I pari që nisi aksionin anti-protestë ishte kryeministri Rama, i cili përmes një statusi në facebook shkruan se Lulzim Basha ju  do për një foto në lajmet e botës.

Rama ngre pikëpyetjen: “Shqipëria në protestë kundër Ministrit të Brendshëm trafikant droge! Por kush do i shkojë pas nesër ta dijë shkruan pse po del e mos thotë pastaj nuk e dija që audiopergjimi ishte sajesë e esadistëve të rinj kundër çeljes së negociatave me BE” .

Kryeministrit ju përgjgij menjeherë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëpërmjet postimit të një video-je në rrjetet sociale.

Në video, Basha thotë që esadistët e vërtetë që po pengojnë integrimin në Europë janë Kryeministri, Ministri i Brendshëm dhe lidhjet e tyre me krimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here