Rreth 2 mijë policë për protestën e opozitës, përforcime nga RENEA e FNSH

0
695

Policia e Shtetit ka përgatitur planin e masave të sigurisë për protestën e paralajmëruar nga opozita në datën 26 maj. Nga burimet jo zyrtare, mësohet se po diskutohet skenari i angazhimit të 1500 efektivave por me opsionin për shtimin e tyre deri në 2 mijë forca për garantimin e rendit në terren.

Burimet e policisë thanë se nisur edhe nga kërkesa e opozitës, e depozituar në Drejtorinë e Tiranës, ku nuk është përcaktuar afati se kur përfundon kjo protestë, edhe plani I masave ka ndryshuar. Autobusët me pasagjerë në hyrjet e Tiranës do të ndalojnë në periferi, ndërsa në ndihmë të Policisë së Tiranës do të jenë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit, Shkodrës, etj.

Një autoambulancë do të jetë e instaluar pranë zonës së protestës, ndërsa snajperët e RENEA-s dhe Gardës së Republikës do të jenë të pozicionuar në tarracat e godinave përgjatë bulevardit.

Ora News ka mësuar se numri më i madh i forcave do të vendoset pranë kryeministrisë dhe ministrisë së brendshme. Ndërkohë agjentët e policisë kanë nisur punën tashmë për evidentimin dhe mbajtjen në kontroll të personave me precedentë penalë gjatë gjithë kohëzgjatjes së tubimit.

Në terren krahas efektivave të policisë, do të shpërndahen edhe agjentë të SHISH, ndërsa do të bllokohen të gjitha rrugët që të lidhin me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku nuk do të lejohet edhe parkimi i automjeteve duke nisur nga mbrëmja e të premtes kur e gjithë trupa e policisë ka kaluar në gjendje gatishmërie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here