Trafik kokaine e heroine me vlerë 7 milionë euro, arrestohet shqiptari në Itali

0
645

Policia italiane ka ndërmarrë një operacion anti-drogë të koduar ‘Turizmi i madh’ mes Sardenjës dhe Lombardisë, ndërsa janë arrestuar 6 persona, mes të cilëve 5 italianë e 1 shqiptar si dhe janë shpallur në kërkim 3 shqiptarë të tjerë.

 

 

Shqiptari i arrestuar është Armando Ndoja banues në provincën e Milanos i cili konsiderohej si korrieri i besuar i kësaj bande kriminale. Banda trafikonte kokainë dhe heroinë në territoret e ishullit të Sardenjës, në rajonin e Kalabrisë dhe në Lombardi.
arzu
Hetimet për grupin kishin nisur që në vitin 2015 dhe sipas mediave italiane brenda 7 muajsh ky grup ka trafikuar drogë me vlerë nga 5 deri në 7 milionë euro. Heroina e kokaina dërgohej përmes korrierëve në zonën e Milanos e prej andej në Sardenja

Për të komunikuar mes tyre ata përdornin një gjuhë të kriptuar si dhe telefona celularë me një përdorim.
auto_WhatsApp-Image-2018-05-25-at-12.41.191527251429

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here