E dhunoi policia apo provokoi Kasmi? Ardi Veliu: Do të verifikojmë pamjet filmike

0
774

Policia do të verifikojë pamjet filmike për të dalë në një konkluzion lidhur me plagosjen e kryeredaktorit të Rilindjes Demokratike Bledi Kasmi gjatë protestës para Ministrisë së Brendshme.

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pasi e vizitoi në spital, tha se do të jenë pamjet filmike që do të ndajnë nëse ka gabuar policia apo qytetari Kasmi.

Ardi Veliu: Isha dhe te qytetari. Unë i uroj shërim të shpejtë qytetarit dhe këtë le ta gjykojnë pamjet filmike dhe hetimi i mëtejshëm në rast se ka gabuar policia apo ka gabuar qytetari.

Nga ana tjetër Partia Demokratike dhe vetë Kasmi pretendojnë se ai është qëlluar me shkop gome nga policia ndërsa shtynte rrjetën metalike për të çarë kordonin e policisë.

I pyetur nga gazetarët vetë protagonisti i ngjarjes tregon:

Bledi Kasmi: “Në atë moment filloi shtyrja: shty këtej, shty andej, ishte punë ‘shtyerjesh’. Kanë ardhur më kanë gjuajtur. Kanë hequr një mburojë prej hekuri, a çfarë ishte, e kanë hedhur poshtë, pastaj i dyti, ishte njëri nga ato forcat e policisë që më gjuajti me shkop gome kokës.Atij i shpëtova, nuk pata ndonjë pasojë. Pastaj ishte dikush tjetër, kuptohet, tamam pabesi, që më ka gjuajtur dy ose tre herë me shkop gome.

Ajo më shkaktoi këto hematomat dhe këto çarjet. Pati rrjedhje gjaku, dihet, goditje.Dy deputetët: Gent Strazimiri dhe Albana Vokshi erdhën e më ndihmuan, më dhanë ndihmën e parë. Më morën e më shoqëruan deri tek rruga e ish lokalit ‘Sarajet’, aty pastaj morëm ambulancën në telefon dhe erdhi ambulanca.”

Krahas Kasmit, mbetën të lënduar dhe po marrin ndihmë mjekësore dhe 11 efektivë të policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here